Tre reperët e njohur: Dardan, Nimo dhe Mozzik, kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor.

“Për ty” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Për muzikën është kujdesur producenti PZY, gjersa për tekstin janë kujdesur vet treshja interpretuese.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin tre artistët vijnë me një performancë mjaft të veçantë që i përshtatet tematikës së këngës.

Klipi është realizuar nga Eine Fati Media Group GmbH Filmproduktion.