3.6 C
Pec
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

“Për ty Kosovë”, bashkëpunimi më i ri nga Dani, Valoni, Buraku, Gjoni dhe Osmani (VIDEO)

Në prag të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme të Kosovës, atë me Çekinë dhe Anglinë, shumë figura publike janë përfshirë në frymën e futbollit.

Këngëtari i njohur shqiptar, Ramadan Krasniqi – Dani, ka sjellur një bashkëpunim me një brez të ri këngëtarësh si Buraku, Valoni, Gjoni dhe Osmani, duke publikuar së fundmi një këngë dedikuar fuqizimit dhe mbështetjes ndaj djemve të Përfaqësueses së Kosovës.

“Për ty Kosovë” titullohet kënga e re e tyre, e cila është me motive popullore dhe patriotike.

Kryefjalë i video-klipit të xhiruar është edhe figura e njohur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot, invalid i luftës së lavdishme të Dukagjinit dhe Koshares, Shpëtim Agusholli.

Për muzikën (përpunimin) është kujdesur Valdrin Abazi, gjersa producent i këngës është Valon Biba, i cili citeve të fundit tregohet tejet kreativ në përpunime të tilla.

Teksti është një miksim i këngëve të famshmëve “Besa Besë” nga Dani, “Kosovë ty të njeh historia” nga Burak Vehapui, “Ministrin e Londrës” nga Valon dhe Gjon dhe “Ano moj Kosovë” nga Osman Imeraj.

Kënga ka motiv patriotik dhe përkrahës ndaj Përfaqësueses, të cilën e presin këtë javë dy ndeshje shumë të rëndësishme, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...