19.4 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Përballen me serbët, Rexhaj: Ua thamë troç se Kosova është shtet i pavarur

Dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Arbër Rexhaj, dhe Erxhan Galushi, kanë marrë pjesë në takimin vjetor të Përfaqësuesve të Mbrojtjes dhe Parlamentet Evropës Juglindore, në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka bërë të ditur se janë përballur me rrugaçërinë serbe.

“Në fjalët tona, sërish Serbia u mundua që përmes grushteve në tavolinë, mbylljes së mikrofonave tanë, si rrugaqë të vërtetë t’i ndalonin fjalimet tona. Por megjithatë, nuk mundën dhe nuk do të mundin asnjëherë”, ka theksuar Rexhaj.

Ai ka bërë të ditur se atyre ua thanë troç se Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht, e vërtetuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“Po ashtu, sulmi në Banjskë të Kosovës dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar, është po ajo si e Millosheviqit”, ka deklaruar  ai.

“I falënderoj deputetët e Shqipërise dhe Kroacisë, të cilët u përballën me ta, duke u rreshtuar qartazi në krahun tonë”, ka theksuar deputeti i VV-së./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...