9 C
Pec
E martë, 13 Prill, 2021

Përballje atraktive në çerekfinale të Ligës Unike në basketboll

gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, do të zhvillohen përballje atraktive, në çerekfinale të Ligës Unike. Sipas shortit, në çerekfinale do të kemi dy duele mes skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria dhe nga një duel, mes ekipeve të të njëjtit shtet.

Takimi i parë, do të jetë mes Vllaznisë nga Shkodra dhe Pejës. Këto dy skuadra, janë ballafaquar më herët edhe në Ligën Ballkanike, andaj pritet një përballje atraktive. Më pas është hapja solemne, ku do të ketë mysafirë specialë.

Përballja e dytë duhej të zhvillohej ndërmjet Rahovecit dhe Teutës, mirëpo Vreshtarët janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale, pasi durrsakët janë tërhequr.

Të mërkurën, do të përballen Goga Basket dhe Tirana. Skuadra nga Durrësi kishte fituar titullin më 2019, kurse tiranasit kanë fituar 46 trofe në histori të klubit dhe sigurisht se do të mundohen të shtojnë edhe një trofe në sirtar.

Dueli i fundit çerekfinal është mes finalistëve të Kupës së Kosovës, Golden Eagle Yllit dhe Prishtinës. Skuadra prishtinasi triumfoi në Kupë, ndërsa është skuadra më e trofeshme në vend, madje duke fituar dy herë Ligën Ballkanike, por sigurisht do të bëjë çmos që të fitojë edhe këtë trofe të çmuar. Në anën tjetër, Ylli ka bërë investime, por nuk ka fituar trofe, andaj triumfi në Ligën Unike do të ishte speciale për klubin nga Theranda.

Garat do të zhvillohen në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec me datë 6 dhe 7 Prill 2021, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës.

Takimet në Rahovec do të zhvillohen me masa të rrepta anti-Covid19, duke ju përmbajtur Udhëzuesit për Rikthimin në Fushat e Basketbollit. Për shkak të numrit të limituar të personave në palestër, nuk do të ketë media, megjithatë, stafi i Ligës Unike do të ju ofrojë Highlights dhe Intervistat pas ndeshjes, po ashtu edhe fotografi dhe raportet e ndeshjeve.

Orari
E martë
16:00 Vllaznia-Peja

19:00 Rahoveci-Teuta (Teuta është tërhequr, Rahoveci është në gjysmëfinale)

E mërkurë
16:00 Goga Basket-Tirana

19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

Gjysmëfinalet dhe finalet
13 prill

16:00 Gjysmëfinalja e parë

19:00 Gjysmëfinalja e dytë

14 prill

16:00 Takimi për pozitën e tretë

19:00 Finalja e madhe /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...