10.2 C
Pec
E diel, 3 Dhjetor, 2023

Përballjet sotme në Superligën e Kosovës, detajet rreth zhvillimit të tyre

Llapi ka shënuar fitore ndaj Gjilanit, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës, në futboll.

Golin e parë në ndeshje e realizoi Hyseni, në minutën e 18, teksa të dytën, Jashari, në minutën e 34’.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, pasi nuk u tundën më portat gjatë pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, krejt çka bëri Gjilani është ngushtimi i epërsisë me anë të Ismajlit.

Llapi pas gjashtë xhirove renditet në vendin e parë me 13 pikë, me katër fitore, një barazim dhe një humbje.

Dukagjini e ka mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1-0, duke e korrur fitoren e parë në këtë edicion të Superligës së Kosovës në futboll.

Golin e vetëm për klinasit e shënoi Solomon, në minutën e 76’.

Dukagjini pas fitores kalon në vendin e shtatë me gjashtë pikë, pas gjashtë xhirove.

Ndërsa, Fushë Kosova pozicionohet në pozitën e 10-të me një pikë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...