Pas përfundimit të dy gjysmëfinaleve të ditës së sotme, tani më janë bërë të ditur katër skuadrat që do të jenë pjesë e top katërshes së madhe në Superkupën e Kosovës në basketboll.
Trepça, Sigal Prishtina, Peja dhe Golden Eagle Ylli janë katërshja gjysmëfinaliste e këtij eventi.
Mejëherë pas ndeshjes së fundit është tërhequr edhe shorti për ndeshje gjysmëfinale, teksa tani janë bërë të ditura çiftet.
Sigal Prishtina-Peja është dueli i parë gjysmëfinal i cili do të luhet nesër (E Hënë) me fillim nga ora 17:00.