Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta, në emisionin “Reel Talk”, u pyet për zgjedhjen e “Guxo” për të qenë partner i vogël i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Meta tha se shumica në listën e tyre kanë qenë kundër, por pavarësisht kësaj, Donika Gërvalla dhe Faton Peci kanë vendosur për interesin e tyre.
“Po me siguri ata duke pasur interesin e mes dyve dhe pastaj të tjerëve, dhe me siguri për ata ka qenë më mirë, një formë e tillë e bashkëpunimit por jo edhe për partinë, jo për të tjerët.”
“Për cdo gjë mundohemi të gjejmë një arsye. Kësaj here arsyeja ka qenë e paarsyeshme,” ka thënë ai. /Njeshi/