24.3 C
Pec
E premte, 11 Korrik, 2025

Përdhunoi vajzën e tij për 7 vite me radhë, Prokuroria nxjerr detajet tronditese: Ja si u zbulua babai monstër

Prokuroria e Fierit ka ngritur akuza ndaj Zamir Metës për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”. Ai dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, e cila sot është 12 vjeçe, që nga mosha 5 vjeçare.

Ngjarja u bë e ditur pasi e mitura u largua nga banesa dhe u gjet në shtëpinë e një fqinjit. Ishte vetë Zamir Meta që denoncoi zhdukjen e së bijës, por gjatë hetimeve doli në pah e vërteta tronditëse. Ai ka pranuar para hetuesve se kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën një herë.

“Nga hetimet e deritanishme rezulton se, personi nën hetim Z.M., është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur P.M, e vitlindjes 2013. Me marrjen e këtij kallëzimi, janë kryer veprimet e para hetimore të cilat kanë bërë të mundur që viktima e mitur të gjendet në banesën e shtetasit B.B. Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se, shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim Z.M., i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Personi nën hetim Z.M. ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...