13.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Përditësohen rezultatet e votave me postë nga Diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora, ndërsa procesi i numërimit po vazhdon.

Në përditësimin e fundit bëhet e ditur se pas procesimit të 23.40 % të votave,  Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 5,970 vota  apo 49.30%, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës  me 3,535 vota  apo 29.19%.

Rritje të lehtë ka Partia Demokratike e Kosovës, e cila deri më tani ka siguruar 980 vota  apo 8.09%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  dhe Nisma Socialdemokrate kanë 710 vota  apo 5.86%./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...