Pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor pesë persona janë rrahur mes vete me mjete të forta.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 19:23 në fshatin Sllatinë e vogël, në Fushë Kosovë.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se lëndime trupore kanë pësuar pesë të dyshuarit si dhe një vajzë e mitur.
“Fsh.Sllatine vogël, Fushë Kosovë 13.08.2024-19:23. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes veti me mjete të forta pesë meshkuj kosovarë. Lëndime trupore kanë pësuar pesë të dyshuarit si dhe një viktimë e mitur femër kosovare”, thuhet në raport.
Ndërkaq, tutje në raport thuhet se me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Njeshi/