35 C
Pec
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Përdorimi i trotinetëve elektrik, policia publikon masat e sigurisë

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan ka nisur një fushatë vetëdijësuese për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për përdorimin e sigurt të trotinetëve elektrik.

Qëllimi i kësaj fushate është të sigurojë një përvojë të sigurt dhe të këndshme për të gjithë përdoruesit e këtyre mjeteve të transportit modern, duke ndjekur disa masa të thjeshta sigurie dhe rregulla të përcaktuara me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Në kuadër të fushatës, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan ka theksuar disa këshilla të rëndësishme për përdoruesit e trotinetëve elektrik:

-Mosha e shoferit të trotinetit: Fëmijëve nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeç nuk u lejohet të drejtojnë trotinetin elektrik në rrugë publike. Qiradhënësit që shkelin këtë rregull do të gjobiten.

-Kontrolloni pajisjen para nisjes: Sigurohuni që trotineti është në gjendje të mirë pune duke kontrolluar frenat, dritat dhe baterinë para çdo udhëtimi.

Respektoni rregullat e trafikut: Përdoruesit duhet të respektojnë të gjitha rregullat e trafikut, përfshirë semaforët dhe shenjat e rrugës.

Kujdes në zonat e ngjeshura: Në zonat me shumë këmbësorë, ulni shpejtësinë dhe bëni kujdes për të mos rrezikuar të tjerët. Përdoruesit duhet të shfrytëzojnë shiritin për biçikleta ose shtegun e përbashkët për biçikleta dhe këmbësorë. Gjithashtu ndalohet të lëvizni krahas mjetit tjetër.

Përdorni dritat dhe reflektorët: Sigurohuni që trotineti ka drita funksionale dhe reflektorë, veçanërisht kur udhëtoni natën ose në kushte të dobëta ndriçimi.

-Mos përdorni pajisje elektronike gjatë udhëtimit: Evitoni përdorimin e telefonit ose pajisjeve të tjera elektronike gjatë drejtimit të trotinetit për të shmangur shpërqendrimin dhe rrezikun e aksidenteve.

-Vetëm një person në trotinet: Përdorimi i trotinetit nga më shumë se një person është i rrezikshëm dhe në kundërshtim me ligjin.

-Respektoni mjedisin: Parkoni trotinetët në vende të përcaktuara dhe mos bllokoni trotuaret ose hyrjet e ndërtesave.

Policia e Gjilanit bën thirrje për bashkëpunim nga qytetarët në zbatimin e këtyre masave, duke kontribuar kështu në një mjedis më të sigurt dhe të qetë për të gjithë përdoruesit e rrugëve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...