15.8 C
Pec
E shtunë, 21 Shtator, 2024

Përfaqësues të lartë të Gardës Kombëtare të FSK-së për vizitë në Shqipëri

Përfaqësues të lartë të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës zhvilluan një vizitë njohëse në mjediset e Komandës Mbështetëse të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se delegacioni i kryesuar nga komandanti i Gardës Kombëtare të FSK, gjeneral brigade Naim Haziri, u prit nga zëvendëskomandanti i Komandës Mbështetëse, kolonel Shkëlqim Çela dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Bashkëpunimi i ngushtë mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë ishte fokusi kryesor i takimit mes palëve”.

“Vijimi i angazhimit në stërvitjet dypalëshe, bashkëpunimi në fushën e arsimimit, kualifikimit institucional e profesional dhe menaxhimi i aseteve njerëzore për të qenë në krah të njëri-tjetrit në operacione të përbashkëta në interes të sigurisë rajonale, ishin gjithashtu pika të rëndësishme të takimit”.

“Fokusi zhvendoset në terren për zbatimin e projekteve në dobi të bashkëpunimit për sigurinë e dy vendeve dhe më gjerë, atë rajonale”, thuhet në njoftim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...