15 C
Pec
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Përfaqësuesit e bizneseve mblidhen në OEK, flasin për situatën energjetike

Përfaqësues të bizneseve të sektorit privat u takuan sot në Odën Ekonomike të Kosovës, për të diskutuar mbi daljen në treg të lirë të energjisë elektrike.

Në njoftimin e OEK-së bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua mbi sfidat me të cilat përballen bizneset, në aspektin energjetik, shkruan IndeksOnline.

“Përfaqësuesit theksuan se mungesa e informimit po krijon pasiguri serioze për vendimet e ardhshme të bizneseve, ndërsa disa kompani tashmë kanë filluar të ndjejnë pasojat. Ata paralajmëruan se do të zhvillojnë takime me anëtarët e tyre për të koordinuar hapat e mëtejmë” thuhet në njoftimin e OEK-së.

Njoftimi i plotë:

‘Përfaqësuesit e bizneseve të sektorit privat janë takuar sot në Odën Ekonomike të Kosovës për të diskutuar çështjen e energjisë elektrike dhe ndikimin e saj në aktivitetin e bizneseve, duke adresuar sfidat me të cilat po përballen për shkak të mungesës së komunikimit dhe transparencës institucionale.

Përfaqësuesit theksuan se mungesa e informimit po krijon pasiguri serioze për vendimet e ardhshme të bizneseve, ndërsa disa kompani tashmë kanë filluar të ndjejnë pasojat. Ata paralajmëruan se do të zhvillojnë takime me anëtarët e tyre për të koordinuar hapat e mëtejmë.

Të pranishmit ritheksuan rëndësinë e një reflektimi të menjëhershëm nga ana e Qeverisë, përpara se të bëhet tepër vonë për të parandaluar dëmet e mëtejshme në ekonominë vendore.’/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...