11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Përfaqësuesja do të ushtrojë sot paradite në Hajvali, pasdite nisja drejt Armenisë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore në atdhe para ndeshjes miqësore me Armeninë.

“Dardanët” janë grumbulluar të hënën pasdite nën drejtimin e selektorit të ri, Franco Foda, ndërsa ushtruan edhe sot.

E Federata e Futbollit të Kosovës njofton se Verdhekaltrit do të ushtrojnë sot paradite nga ora 10:45 në Kampin Nacional në Hajvali.

Ndërsa, në orët e pasdites, Vedat Muriqi me shokë do të udhëtojnë drejt Yerevanit, ku edhe do të ushtrojnë para ndeshjes së pasnesërme me armenët.

Kosova do të luajë me Armeninë në udhëtim më 22 mars, ndërsa pas katër ditësh, respektivisht më datën 26 të këtij muaji, “Dardanët” do të përballen me Hungarinë në Budapest.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për trajnerin e ri të Kosovës që t’i provojë lojtarët dhe t’ua shfaq atyre idenë dhe filozofinë e tij. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...