10.8 C
Pec
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll me optimizëm pret takimin me Rumaninë.

Përfaqësuesja e ,,A,, e Kosovës në basketboll, po vazhdon përgatitjet para përballjes me Rumaninë, që zhvillohet të dielën më 24 shkurt, në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Selektori i Kosovës, Damir Mullaomeroviq, deri me tani nuk e ka të sakt nëse do te mund te llogarisë në dy basketbollistët tonë Gëzim Morinën dhe Scott Bamforth, të cilët janë duke sanuar lëndimet.

Përfaqësuesja po vazhdon stërvitjet në Prishtinë duke organizuar seanca dy herë në ditë .Deri me tani atmosfera në mesin e basketbollistëve tonë vlerësohet shumë e mirë, dhe pritet që Kosova të ketë prezentim të suksesshëm.

Përfaqësuesja jonë në këtë fazë të garave ka zhvilluar 3 takime nga të cilat ka pësuar tri humbje.Dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania.

Grupit ,,B,, ku bënë pjesë Kosova, i prinë Maqedonia, me 6 pikë të grumbulluara, ndërsa Kosova dhe Rumania, kanë nga 3 pikë. Fituesi i grupit do te siguroj vend në kualifikimet për Eurobasket 2021.

Raundi i tjetër i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, ndërsa rivalët që do ti kemi në këtë fazë të garave do ti mësojmë në shkurtin e viti 2020.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...