-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Përfaqësuesja e Kosovës, në basketboll pësoj humbje nga Rumania, në Prishtinë, me rezultat 79 – 75

Basketbollistët e Kosovës, pësuan humbje nga Rumania, me rezultat 79 – 75, në takimin e fundit parakualifikues të grupit të 5 për Eurobasket 2021 .

Fillimi i takimit u përshkua me lojë të shpejtë dhe efikase të basketbollistëve tonë të cilët arritën të krijojnë epërsi në rezultat që në fund të 10 minutëshit të parë arriti në 7 pikë, 21 – 14.

Basketbollistët tonë, edhe në fillim të periudhës së dytë vazhduan të ruajn diferecën por sa vinte e afrohej fundi i pjesës së parë rumunën ngushtonin epërsinë e Kosovës dhe kështu pjesa e parë u përmbyll me avatazh të ngushtë të mysafirëve 39 – 38.

Në çejrekun e tretë basketbollistët tonë u këndellën dhe krijuan epërsi të lehtë në rezultat kryesisht falë shënimeve të Daradan Berishës, kështu 10 minutëshi i tretë i takimit u përmbyll me epërsinë e Kosovës 61 – 56

Edhe në periudha e katërt u përshkua me rivalitet të theksuar në mes ekipeve. Para përfundimit të takimit nga parketi u largua kapiteni i përfaqësuesës Dardan Berisha, për shkak të 5 gabimeve përsonale dhe ky ishte hendikep shumë i madhe për përfaqësuesën tonë, që edhe ndikoj në epilogun përfundimtarë të ndeshjes që u përmbyll me fitore e Rumanisë me rezultat 79 – 74.

Kosova, do të vazhdoj garat parakualifikuese për Eurobasket 2021, në gusht kur do të zhvilloj përballjet e barazhit.Në këtë fazë të garave për kundështëar do të ketë Britaninë e Madhe dhe Luksemburugn.Njeshi.com

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...