7.4 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll U-21 merrë pjesë në Kampionatit Botëror

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për grupmoshën U-21 vjet arriti të siguroi vendin e parë në garat e IHF Trophy Intercontinental, që u mbajtë në Prishtinë, me çka siguroi vend në kampionatin Botërore të kësaj grupmoshe që mbahet në Spanjë.

Rreth këti suksesi portali Njeshi.com, ka realizuar një intervistë me përzgjedhësin e kësaj grupmoshe Fatmir Muhaxherin.

Njeshi: Në dukje një synim po thuaja i pa arritshëm u bë realitet nga grupmosha U-21, për herë të parë Kosova do të marrë pjesë në garat e përfundimtarës së Kampionatit Botëror, si e vlerësoni rrguëtimin tonë në garat e IHF Trophy Intercontinental, dhe çfarë ishte përcaktuese për suksesin e arritur?

Fatmir Muhaxheri: Përcaktuese ishte puna e përbashkët me këtë grupmoshë për 4 vite me rrallë, dhe angazhimi i tyre në të gjitha kompeticionet ku kanë marrë pjesë e që ka kulmuar me këtë turne i cili ishte më i forti dhe më i rëndësishmi për Kosovën. Përballja me skuadrën e Tajpenit Kinez, ishte vendimter për plasimin tonë në garat e botërorit që mbahet në Spanjë, me 15 deri 28 korrik të këti viti.

Njeshi: Sigurishti që të gjithë lojtarët dhanë maksimumin për arritjen e këti suksesi por cilët lojtarë mendoni që ishin protagonistët kryesorë të arritjes së këti rezultati të madh e historik?

Fatmir Muhaxheri: Nuk do ta veqoja as njërin edhe pse në këto takime të rëndësishme pati idivid të cilët morrën përgjegjësi më të madhe dhe natyrisht atyre ju takojnë komplimete të veqanta por mendoj që kemi vepruar si ekipë dhe kjo na solli këtë rezultat i cili para disa viteve dukej të jetë i pa arritshëm.

Njeshi: Cilat do të jenë angazhimet e kësaj grupmoshe në vijim deri tek përgatitjet përfundimtare para fillimit të Kampionatit Botëror?

Fatmir Muhaxheri: Do ti kemi edhe rreth 20 ditë pushim presim të shofim cili do të jetë shorit dhe do të fillojmë seriozisht të përgatitemi për kampionatin Botëror, ku na pretë një konkruencë shumë e forët, pjesë e botërorit do të jenë 14 përfaqësuese nga Europa dhe Kosova, si e 15 pra jemi rënditur në mesin e ekipeve më të forta të kontinentit të vjetër. Nuk do të udhtojmë vetëm për të marrë pjesë synimet i kemi të qarta prezantim sa më i sukesshëm dhe ngritje e imazhit të shtetit tonë në përgjithësi dhe të hendbollit në veqanti.

Njeshi: Organizimi i shkëlqyeshem i garave të turnetu IHF Trophy Intercontinental për grupmoshat U- 21 dhe U – 19 si dhe suksesi i grupmoshës U-21 a mund të thuhet që kanë ngritë imazhin e hendbollit tonë në federatën Botërore të hendbollit

Fatmir Muhaxheri: Po padyshim kjo është arritë dhe për këtë duhet falëmdëruar të gjithë në FHK, selektorin Taip Ramadani dhe stafin e tij por të mos harrojmë se këta djem të kësja grupmoshe do të mbeten të pa harruar në historikun e hendbollit tonë për sukesin e madhe. Shfrytzoi rastin ti falëmdëroj të gjihtë lojtarët ndihmësit e mi, tifozët dhe të gjithë ata që ishin në mbështetje të Kosovës në këtë rrugtim të madh e të suksesshëm.

Edhe përfaqësuesja U-19 e Kosovës bëri gara në këtë kopeticion dhe në këtë konkurecë arriti të rënditet e treta./njeshi/.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...