Sot prej orës 16.30 selektori Bernard Challandes, ka caktuar një seancë stërvitore e cila do të mbahet në stadiumin ,,Fadil Vokrri,,. Ndërsa stërvitja e fundit para takimit me Bullgarinë, është paraprë të zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 18.00.
E diela do të jetë e ngarkuar në stadiumin,,Fadil Vokrri,, pasi që edhe përfaqësuesja e Bullgarisë, do të mbajë një seancë stërvitore duke filluar nga ora 19.30. Ndërsa ballafaqimi në mes Kosovës dhe Bullgarisë, zhvillohet të hënën duke filluar nga ora 20.45.
]]>