23.4 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Performanca ndaj shërbimeve të ujit dhe çkyçjet e borxhlinjëve, Kryeshefi Cena, mobilizon Menaxherët e Njësive

Në vazhdën e planit dinamik për rritjen e performancës dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena i shoqëruar nga Drejtori Teknik ing. Agron Dreshaj, ka takuar sot Menaxherët e Njësive Operative të zonës së mbulueshmërisë.

Në takim është konkluduar nevoja urgjente e rritjes së shkallës së mobilizimit të përgjithshëm në rritjen e performancës nëpër njësi, në favor të shërbimeve sa më cilësore ndaj konsumatorëve e paralelisht edhe mobilizimi i përgjithshëm të kapaciteteve, të vazhdoj fushata e çkyçjeve dhe procedurave tjera ligjore ndaj konsumatorëve borxhlinjë.

Lajmi bëhet i ditur nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.

Komunikata e plotë:

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë

Menaxhmenti Rajonal

Rritja e performancës dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve si dhe mobilizimi për çkyçje të konsumatorëve borxhlinjë, temë e takimit të Kryeshefit Cena me Menaxherët e Njësive Operative

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’ ing. Dri Cena në vazhdën e planit dinamik për rritjen e performancës dhe shërbimeve ndaj konsumatorëve, i shoqëruar nga Drejtori Teknik ing. Agron Dreshaj, ka takuar sot Menaxherët e Njësive Operative të zonës së mbulueshmërisë.

Në takim është konkluduar nevoja urgjente e rritjes së shkallës së mobilizimit të përgjithshëm në rritjen e performancës nëpër njësi, në favor të shërbimeve sa më cilësore ndaj konsumatorëve.

Paralelisht është kërkuar që me mobilizim të përgjithshëm të kapaciteteve, të vazhdoj fushata e çkyçjeve dhe procedurave tjera ligjore ndaj konsumatorëve borxhlinjë.

Kryeshefi Cena, ka shprehur mirënjohjen e tij, për konsumatorët e ndërgjegjshëm, që po kryejnë detyrimet e shpenzimit të ujit.’-thuhet në komunikatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ – Pejë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...