Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrike të materialeve plastike të ‘Kurum’ në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Tymi ka mbuluar të gjithë zonën duke shkaktuar ndotje të mjedisit.
Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse së bashku me autoritetet policore dhe po punojnë për shuarjen e flakëve./Njeshi/