Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjakovë, ku një person ka humbur jetën pasi zjarri përfshiu një shtëpi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Sheremet Elezaj, konfirmoi për media se rasti ka ndodhur rreth orës 03:30.
“Sot, rreth orës 03:30, kemi pranuar informatë për një zjarr në një shtëpi në rrugën “Musa Zajmi” në Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore dhe njësia e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, me ç’rast edhe është lokalizuar zjarri. Gjatë ndërhyrjes, brenda shtëpisë është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli”, tha ai.
Tutje, ai shtoi se në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet për ekzaminim mjeko-ligjor. Aktualisht janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të këtij rasti”, thekso mes tjerash Elezaj./Njeshi/