4.4 C
Pec
E martë, 11 Shkurt, 2025

Përfshihet nga zjarri depo e një kompanie në Gjilan, pësojnë dëme edhe dy lokale tjera

Një incident zjarri ka ndodhur ditën e marte në Gjilan, ku një depo e një kompanie është përfshirë nga zjarri dhe po ashtu zjarri ka depërtuar edhe në dy lokale tjera.

Rasti ka ndodhur rreth orës 08:15.

“Është përfshirë nga zjarri depoja e një kompanie private dhe pas pak zjarri ishte zgjeruar dhe kishte përfshirë edhe dy lokale tjera. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi zjarrfikës ka shuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, në njoftim thuhet se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...