Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të një djegie të një shtëpie në fshatin Shkarashnik të Malishevës.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 09:45.
“Është raportuar se për shkaqe ende të panjohura, shtëpia pronë e viktimës mashkull kosovar ishte djegë nga zjarri”, thuhet në raport.
Policia njofton tutje se në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Rasti është duke u hetuar. /Njeshi/