21.7 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Përfundoi Kampionati Ballkanik në Karate, Kosova përsëri e sukseshme

Ka përfunduar Kampionati Ballkanik në Karate ku Kosova përsëri doli e suksesshme.

Në këtë kampionat Ballkanik pẽr Senior tẽ mbajtur nga data 23-25 Shkurt 2024 në Podgoricë të Malit tẽ Zi, pjesëmarrës ishin 13 Shtete me 298 Garues/e.

Kosova në plasmanin e përgjithshëm u rendit e 5-ta me: tre medale Ari, një Medale Argjendi dhe dy Medale Bronzi.

Alma Loki – Kata – Kampione – Musli Rexha – Veteran – Kampione – Arbenor Veliu – Veteran – Kampione – Bekim Hajdari – Veteran – Nënkampion – Vlera Qerimi – Seniore – Medaliste e Bronztë – Ekiporja e Femrave – Seniore – Medaliste të Bronztë.

Në këtë Kampionat Drejtēsinë e ndanẽ edhe katër Gjyqtar nga Kosova, Besart Vitija, Valon Halimi, Fehmi Mala dhe Gjygjtari nga Peja Bajram Desku.

Federata e Karatesë me këtë rast i ka përgëzuar të gjithë medalistët, garuesit tjerë, trajnerët dhe gjyqtarët për prezantim të shkëlqyeshëm të shtetit të Kosovës./Njeshi&RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...