5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Përfundoi pa marrëveshje takimi trepalësh në Bruksel, Bislimi thotë se ka nevojë për një takim shtesë për dinarin

Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel, pa ndonjë marrëveshje.

Takimi i përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak Lajçak, me kryenegociatorin nga Kosova Besnik Bislimi dhe ai nga Serbia Petar Petkoviq, përfundoi  pa marrëveshje. Një takim tjetër do të mbahet javën e ardhshme me të njëjtën temë, u tha pas takimit.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se mendon që ka nevojë edhe për një takim shtesë për çështjen e dinarit serb, pas takimeve që zhvilloi me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Gjatë 25 marsit, Kosova dhe Serbia kanë diskutuar për propozimet e tyre për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua për pagesa në Kosovë që nga 1 shkurti.

“Mendimi im është se këto propozime ende janë shumë larg njëra-tjetrës. Ne tentuam të afroheshim, por si duket ka nevojë për një takim shtesë, ndoshta Lajçak do të ofrojë që ai të mbahet javën e ardhshme”, tha Bislimi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...