Bisedimet e drejtpërdrejta mes delegacioneve ukrainase dhe ruse në Stamboll kanë përfunduar, konfirmoi një burim nga Ministria turke e Punëve të Jashtme.
Ky ishte takimi i parë ballë për ballë midis palëve pas tre vjetësh, dhe zgjati pak më shumë se një orë, shkruan skynews.
Rusia ka paraqitur kërkesa të parealizuara dhe që tejkalojnë çdo temë të mëparshme të negociatave, tha një burim nga diplomacia ukrainase pas bisedimeve të sotme në Stamboll.
Sipas këtij burimi, një nga kërkesat ruse është edhe tërheqja e forcave ukrainase nga territori i tyre si kusht për armëpushim.
Ai shtoi se ka pasur edhe kërkesa të tjera që, siç tha, janë “të papranueshme që në fillim”.
Ndryshe, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte pranuar të takohet ‘sy më sy’ me homologun rus, Vladimir Putin, por ky i fundit kishte refuzuar dhe ka dërguar një delegacion në shtetin turk. /Njeshi/