9.1 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Përfundon afati për ndërrimi i targave

Afati për ndërrimin e targave ilegale në ato të Republikës së Kosovës ka përfunduar dhe nuk do të zgjatet më.

Nga sot secili automjet që lëviz në rrugë me tabela ilegale do të gjobitet nga Policia e Kosovës e gjithashtu mund edhe t’i konfiskohet automjeti. Megjithatë në ditën e fundit të afatit shtesë, interesimi i qytetarëve në veri për ndërrimin e targave ishte i vogël, shkruan Reporteri.net.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar për media nga fillimi i procesit, më 1 nëntor e deri tash, 3 mijë e 420 qytetarë i kanë konvertuar targat e tyre, nga ato ilegale në RKS, ku komunat: Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviqi prijnë me numrin më të madh të regjistrimeve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...