10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Përfundon bastisja e Gjykatës Speciale në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës

Ka përfunduar bastisja e Gjykatës Speciale në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Salih Mustafës, Behar Berisha.

Kështu ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku.

Klinaku ka njoftuar që të afërmit e Berishës kanë treguar që gjatë bastisjes kanë konfiskuar vetëm një telefon.

Klinaku orë më parë konfirmoi që Specialja kishte nisur me bastisje.

“Sapo u informova se Specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Shtëpia e ish-pjesëtarit të UÇK-së ishte bastisur edhe më 14 shtator./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...