4.7 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Përfundon protesta e opozitës, në Shkodër

Ka përfunduar protesta e opozitës në Shqipëri, e cila u mbajt në Shkodër.

“Mosbindja civile” u zhvendos në këtë qytet, pasi aty të mërkurën (30 shtator) u vranë dy burra dhe një kalimtare e rastit, pas një atentati.

Për rreth një orë e gjysmë, qindra qytetarë, demokratë dhe mbështetës të opozitës marshuan në rrugët e Shkodrës me pankarta në duar që përcillnin mesazhet: “Po na vrisni”, “Qytetnimi asht ma i fortë se krimi”, “Shtet dhe krim është e barabartë me shkatërrim”.

Marshimi në heshtje në fillim nisi në sheshin para bashkisë dhe më pas vijoi përgjatë pedonales “Kol Idromeno”, për t’u kthyer sërish në sheshin përpara baskisë, raporton A2 CNN

Në mbyllje të protestës deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk mund të mbajë pushtetin me anë të krimit dhe kërkoi qeveri teknike, lirimin e shefit të PD-së Sali Berishës.

“Domosdoshmëri për qeveri teknike. Sot e kërkojnë qytetarët e Shqipërisë, e kërkojnë qytetarët e Shkodrës. Nuk mundet që Rama ta përsërisë pushtetin me krim. Zgjedhjet e këtë bashki i mori me anë të krimit, por nuk do ta lejojmë që të përsërisë sundimin tij me anë të krimin. Ne kërkojmë qeveri teknike, liri liderit të opozitës, pushim i luftës ndaj opozitës dhe kthimin e Shkodrës dhe Shqipërisë qytetarëve dhe jo krimit. Qytetaria nuk lejon që Rama ta qeverisë këtë vend me bandat e tij”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...