Kanë marrë pjesë qindra qytetarë nga Peja dhe Rugova e në mesin e tyre edhe përfaqësues të ekzekutivit komunal të Pejës dhe të degëve të subjekteve politike në Pejë.
Kanë folur përfaqësues nga komuniteti rugovas dhe nga shoqëria civile.
Pjesëmarrësit kanë nënshkruar edhe një peticion me anë të të cilët shprehin kundërshtimin për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve.
Protestuesit mbanin pankarta me thirrje: ‘Lumbardhi krenari e Pejës’, ‘Politikën e japim, Lumbardhin se japim”, ‘Mos ma prek Lumbardhin”, “Jo diga, jo gypa, mbro natyrën, mbro turizmin” dhe ‘Jo edhe një lum i vdekur”.
Në fund të protestës, pasi që ajo u shpallë e mbyllur nga organizatori, Ali Lajçi – Deputet i Kuvendit të Kosovës nga ‘Vetvendosje’ ka dalur në skenë duke drejtuar kritika për pushtetin qëndror dhe komunal. /Njeshi/
]]>