14.9 C
Pec
E enjte, 11 Prill, 2024

Përfundon renovimi i amfiteatrit të Pallatit të Rinisë

Kanë përfunduar punimet për renovimin e amfiteatrit të Pallatit të Rinisë.

Njoftimi u bë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku.

“Tani kemi një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës”, tha Çeku.

Çeku tha se këtë hapësirë po e shijojnë ekipi i shfaqjes “Kamarja e turpit” nga Ismail Kadare, produksion të cilit po i prijnë Kushtrim Koliqi e Doruntina Basha.

“Vazhdojmë me përkushtim punën për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në vend”, theksoi i pari i MKRS-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...