Teksa negociatat mes SHBA-së dhe Rusisë po hedhin hapat e tyre të parë në Riad , në samitin urgjent të Parisit, thirrur nga presidenti i Francës Emanuel Macron, liderët kryesorë evropianë kanë kërkuar bashkëpunim me SHBA për realizimin e marrëveshjes së paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ai thotë se nëse shtetet evropiane shpenzojnë më shumë se 2% të PBB-së për mbrojtjen, Gjermania konsideron se kjo nuk duhet të jetë pjesë e kufijve të buxhetit të BE-së.
Scholz u shpreh ndër të tjera se Gjermania do të vazhdojë të investojë në shpenzimet ushtarake, dhe se duhet të jetë më fleksibël me rregullat e saj buxhetore.
Sholz hpreson se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë së bashku dhe e konsideron të papërshtatshme diskutimin e dërgimit të trupave tani.
“Nuk duhet të ketë ndasi për sigurinë dhe përgjegjësinë në mes të Evropës dhe SHBA-së”, ka thënë Scholz për gazetarët, pas mbajtjes së një samiti urgjent evropian në Paris.
“Me fjalë tjera, NATO-ja funksionon mbi faktin se ne veprojmë gjithmonë së bashku dhe ndajmë rrezikun, dhe kështu edhe garantojmë siguri. Kjo nuk duhet të vihet në pikëpyetje”, ka thënë mes tjerash Scholz./Njeshi/