17.2 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Përfundon seanca dëgjimore ndaj drejtorit të KEK-ut, pritet të merret vendimi

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj Nagip Krasniqit, drejtor i Koroporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i cili u arrestua të mërkurën, nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale. Ndërsa, pritet të merret vendimi lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Seanca dëgjmore është mbajtur tek gjykatësja e procedurës paraprake, Violeta Namani

Ndryshe, PSRK ka kërkuar që Krasniqit t’i caktohet masa e paraburgimit.

Pas pak pritet të fillojë seanca dëgjimore ndaj drejtorit të KEK-ut

(Përditësuar, ora 13:05)- Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas pak pritet të fillojë seanca dëgjimore ndaj Nagip Krasniqit, drejtor i Koroporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i cili u arrestua të mërkurën, nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale.

Në këtë seancë, do të vendoset lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Krasniqit

Kjo seancë do të mbahet tek gjyqtarja e procedurës paraprake, Violeta Namani.

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi

Prishtinë- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Nagip Krasniqit, drejtor i Koroporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i cili u arrestua të mërkurën, nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale.

Krasniqi dyshohet se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Konflikt interesi”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, ndaj të pandehurit me inicialet N.K. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK, ‘’Ushtrimi i ndikimit’’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Ndryshe, Krasniqi është arrestuar të mërkurën pas bastisjeve që janë kryer nga njësia e Veçantë e Hetimeve, në zyrën e tij në KEK dhe dy banesat e tij dhe i njëjti u dërgua në mbajtje./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...