21 C
Pec
E mërkurë, 22 Maj, 2024

Përfundon seanca e Kuvendit, sërish nuk kalojnë marrëveshjet ndërkombëtare

Ka përfunduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Edhe kësaj radhe ka dështuar votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, pavarësisht thirrjes së Qeverisë për t’i votuar ata.

Ministri i Financave Hekuran Murati, bëri thirrje që t’i ipet drita jeshile 13 marrëveshjeve në vlerë prej 300 milionë euro por pa sukses. Partitë opozitare përveç lëshuan sallën përveç kësaj thirrje, edhe për shkak të mos futjes në rend dite të diskutimit për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.

Në anën tjetër, Batisha Ibrahimi me 59 vota për është zgjedhur anëtare në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik të Kosovës. Kundërkandidati i saj, Meriton Zika nuk ka arritur të marrë asnjë votë, teksa në seancë ishin të pranishëm 61 deputetë, ku 2 vota të tyre ishin të pavlefshme.

Me 61 vota për ka kaluar edhe projektrezoluta për vlerësimin e punës së KPM-së/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...