Ka përfunduar takimi mes kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier.
Asnjëri prej tyre nuk është prononcuar për media.
Paraprakisht, Kurti sot ka zhvilluar një takim me ambasadoret e QUINT-it.
Kujtojmë se ditë më parë, Kurti ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës, gjashtë kushte të cilat ndërlidhen direkt me marrëveshjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe./Njeshi/