Takimi në Bruksel, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq ka përfunduar. Siç raporton REL, Vuçiq ka theksuar se nuk ka pasur marrëveshje.
“Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiq gazetarëve.
Tashmë kanë kaluar dy orë që nga fillimi i takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq nën ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell dhe emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në Bruksel.
Në pamjet që u publikuan, Kurti dhe Vuçiq patën një kontakt me sy, e cila mori vëmendjen e mediave dhe u pa që takimi nuk do të jetë i lehtë.
Para se të fillonte takimi trepalësh, Borell dhe Lajçaku janë takuar ndaras me kryeministri Kurti dhe Vuçiqin. /Njeshi/