15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Përfundon votimi për zgjedhjet lokale në Turqi

Në mbarë Turqinë janë mbyllur tanimë qendrat e votimit për zgjedhjet për pushtetin lokal, raporton Anadolu Agency.

Votimi filloi në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe vazhdoi deri në orën 16:00 me kohën lokale në 32 provinca lindore të vendit, kurse në provincat e mbetura, qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 dhe u mbyllën në orën 17:00.

Në garë ishin kandidatë nga 34 parti politike, ndërsa në mbarë vendin janë vendosur më shumë se 206.000 qendra votimi.

Krahas krerëve të 81 provincave, qytetarët hodhën votën e tyre për 973 kryetarë të rretheve dhe 390 kryetarë bashkie së bashku me 50.336 muhtarë, si dhe anëtarët e asambleve të përgjithshme provinciale dhe të këshillave bashkiakë.

Partitë kryesore garuese ishin Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), opozita kryesore Partia Popullore Republikane (CHP), Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Partia IYI dhe Partia Demokratike Popullore (DEM). /AA/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...