Më 8 prill, ish-kryeparlamentari Glauk Konjufca do të mbajë një mbledhje të përbashkët me kryetarët e partive politike.
Këtë e ka konfimuar për media , shefi i kabinetit të Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, i cili tha se kjo mbledhja do të mbahet në ora 12:00.
Kërçeli deklaroi se kjo mbledhje do të mbahet për organizimin e seancës konstituive, më 15 prill.
Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin, si datë për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku gjatë kësaj seance zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, dhe deputetët e rinj bëjnë betimin.