Gjatë ditës së sotme, me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës së Futbollit të Kosovës janë përjashtuar tre lojtar nga kombëtarja.
Sipas FFK-së ata kanë thyer rregullat që i kishte caktuar përzgjedhësi Foda dhe stafi i kombëtares.
Këta tre futbollistë janë Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe portieri Aro Muric.
Ndërkohë, anësori i Lille pas kësaj situate ka reaguar ku edhe ka fshirë postimin e tij në rrjetin social Instagram, që e kishte postuar pas humbjes nga Rumania.
“Do të kthehemi më të fortë. Faleminderit gjithë juve që në përkrahni”, shkruhej në postimin e Zhegrovës.
Në profilin e tij kanë mbetur vetëm disa foto dhe video të vjetra të tij me fanellën dardane.
Kombëtarja e Kosovës disa orë më parë është nisur drejt Qipros për ndeshjen e nesërme që e zhvillon në kuadër të Ligës së Kombeve.