15 C
Pec
E premte, 23 Maj, 2025

Përkujtohet 27-vjetori i Epopesë së Grykës së Llapushnikut

Në përvjetorin e 27-të të Epopesë së Grykës së Llapushnikut, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, bënë homazhe fillimisht pranë varrit të dëshmorit Besim Halilaj në fshatin Tërdec, për të vazhduar më pas tek Lapidari i dëshmorëve dhe martirëve në Grykën e Llapushnikut, si dhe pranë lapidarit të heroit Imer Alushani (Vogëlushi) e Ali Zogaj.

Gryka e Llapushnikut mbetet një nga vendet më simbolike të luftës për liri, ku shumë dëshmorë e martirë dhanë jetën për Kosovën. Sot, me përulësi dhe nderim, u kujtua sakrifica e tyre sublime që na solli lirinë dhe identitetin tonë kombëtar.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci theksoi rëndësinë historike të kësaj zone dhe kontributin e jashtëzakonshëm të luftëtarëve të saj.

Këtu, në Grykën heroike të Llapushnikut, nuk kemi vetëm emra dëshmorësh, por kemi histori të lavdishme që na obligon përjetësisht. Kujtimi për ta është frymëzim dhe detyrim për të punuar çdo ditë për shtetin dhe të ardhmen tonë, u shpreh ai ndër të tjera.

Homazhet u zhvilluan me dinjitet dhe përkushtim, duke përçuar mesazhin se sakrifica për liri nuk harrohet kurrë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...