16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Përleshja me armë mes dy grupeve në Gjakovë, vetë dorëzohet në polici njëri nga të dyshuarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se është vetë dorëzuar njëri nga personat e dyshuar për vrasjen në tentativë që ndodhi të dielën në Gjakovë, ku dy grupe u përleshen me armë mes vete.

“Me datën 14.04.2024 rreth orës 20:19 është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy grupeve, të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është identifikuar një i dyshuar: E. B., i lindur në vitin 1995 mashkull kosovar, mbi dyshimin se i njëjti ishte i përfshirë në këtë incident”, thuhet në njoftim.

Policia bënë të ditur se me datën 15.04.2024 i dyshuari në fjalë është vetë dorëzuar në polici dhe po ashtu ka dorëzuar një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndalur në mbajtje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në drejtim të arrestimit edhe të tre të dyshuarve të tjerë”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...