27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Përmbytje në rrugë, erëra të stuhishme, pemë të rrëzuara – detaje dhe pamje nga disa pjesë të Malit të Zi

Qendra e Budvës është përsëri “nën ujë”, uji rrjedh si në një përrua edhe përgjatë një rruge të papërfunduar.

Dhe kjo është vetëm një pamje e përmbytjeve në disa pjesë të Malit të Zi, të cilat kanë ardhur pas stuhive dhe reshjeve të shiut, përcjell Telegrafi.

Stuhia ka shkaktuar dëme edhe në një hotel teksa nuk e ka kursyer as Podgoricën, ku degët e rëna nga pemët vështirësojnë qarkullimin në pjesë të ndryshme të qytetit.

Atje janë përmbytur edhe disa rrugë në qendër.

Era gjithashtu rrëzoi degët matanë rrugës nga ndërtesa e Parlamentit të Malit të Zi. Shikoni videot në këtë link. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...