23.5 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Përparim Rama: Nuk jam anëtar i LDK-së, reagon partia!

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por ai thotë se është partner i ngushtë në LDK.

“Unë e shoh mundësinë perfekte për bashkimin e të gjitha forcave që e ndihmojnë zhvillimin e kryeqytetit, kam garuar me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe normal që jam partner i ngushtë i LDK-së por nuk jam anëtar i kësaj partie”, tha ai.

Ai shtoi se janë marrë vesh me Lumir Abixhikun që ai të merret me partinë ndërsa Rama të merret me kryeqytetin.

Rama thekson se qytetarët të çmojnë pavarësisht se në çfarë partie je.

Ndaj kësaj deklarate të Ramës ka reaguar zyrtari i LDK-së, Valon Murtezaj, duke thënë se një deklaratë e tillë e Ramës është “nonsens”.

Murtezaj ka rikujtuar faktin se Përparim Rama i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën.

“Kryetari i Prishtinës nuk qenka anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, partner i ngushtë.

Ndërsa i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën. Çfarë nonsensi!”, ka shkruar Murtezaj./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...