Kuvendi Komunal i Prishtinës ftoi mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar vetëm një pikë: propozimvendimi për të lënë në shqyrtim publik projektdokumentin e Planit Zhvillimor Komunal.
Por, kjo mbledhje dështoi, për shkak të mos pranisë së asamblistëve të LVV-së dhe PDK-së.
Në një prononcim për media, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, gjatë konferencës është fjalorsur me Dardan Sejdiun.
Debati ka filluar kur Sejdiu i drejtohet Ramës derisa ishte duke folur se sa ‘‘lagje janë vizituar në proces’’.
Rama është përgjigjur duke thënë se ‘’një numër i madh i lagjeve tërë kohën, ne vizitojmë lagje, kemi vizitu të gjitha lagjet’’.
“Një numër i madh i lagjeve kemi vizitu. Por ja se që njerëz si ti që japin dezinformata që i rrejnë qytetarët”, është shprehur Rama.
Ndërsa Sejdiu i është drejtuar Ramës duke i thënë “A ia nise a?’’.
Më poshtë mund të shihni videon. /Njeshi/