12.1 C
Pec
E martë, 3 Tetor, 2023

Përparim Rama pret në takim rektorin e UP-së, Qerim Qerimin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, dhe kryesuesin e Këshillit Drejtues, Altin Sahiti. Në këtë takim u diskutua lidhur me ide për transformimin e kampusit të Universitetit të Prishtinës me qëllim krijimin e hapësirave të reja për këmbësor, gjelbërim dhe rekreacion.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim rektorin e Universiteti të Prishtinës, Qerim Qerimi dhe kryesuesin e Këshillit Drejtues, Altin Sahiti.

Në njoftimin e dhënë nga Universiteti i Prishtinës bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua “rreth ideve për transformim të kampusit të UP-së, me qëllim krijimin e hapësirave të reja për këmbësor, gjelbërim dhe rekreacion”.

Ndërsa, Komuna e Prishtinës u zotua për bashkëpunim të ngushtë, me qëllim ekzekutimin e ideve të tilla, me ndikim pozitiv tek studentët dhe komuniteti, si partner strategjik i Universitetit të Prishtinës./Njeshi/

Postimi i plotë:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...