20.8 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Përparim Rama vizitë në Shkodër, publikon pamje nga “pritja vëllazërore”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ndodhet për vizitë në Shkodër.

Ai ka publikuar pamje nga pritja që i ka bërë Kryebashkiaku i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, të cilën e ka quajtur vëllazërore.

Në këtë vizitë ai është shoqëruar edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Një vizitë e mrekullueshme në këtë qytet të pasur me histori, kulturë dhe pamje të mahnitshme! Falënderojmë z.Beci për mikpritjen dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi, i cili tashmë është shndërruar në urë lidhëse mes vendeve tona. Ne kemi vizion të përbashkët, do të forcojmë lidhjet do të punojmë fort për qytetet tona!”, ka shkruar Rama. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...