Kryesuesi i Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni, ka reaguar pas avancimit të Kosovës nga anëtar vëzhgues në të asociuar në këtë organizatë.
Hyseni, që është deputet nga radhët e VV-së, ka thënë se ky është lajm i mirë për Kosovën.
“Me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, nga sot, 27 maj 2024, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.”
Ai ka thënë se ky hap vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Kuvendit të Kosovës dhe AP të NATO-s.
“Avancimi i statusit vjen pas disa viteve të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Nga qershori i vitit 2014, ne përfaqësoheshim si delegacion vëzhgues.:
Hyseni ka shtuar se “letrat e shumta e përpjekjet e vazhdueshme të delegacionit të Serbisë por edhe të akterëve tjerë politik në Beograd nuk ja dolën të ndalin Kosovën drejt avancimit të statusit”. /Njeshi/