29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari, humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Policia hungareze ka njoftuar se dy persona kanë humbur jetën dhe pesë tjerë janë zhdukur si pasojë e përplasjes mes dy anije në lumin Danub në Hungari.

Ata gjithashtu theksuan se të shtunën mbrëma gjetën një burrë që i rridhte gjak nga koka në brigjet e lumit Danub, në afërsi të qytetit Veroce rreth 50 kilometra në veri të kryeqytetit.

Trupat e pajetë dhe një burri dhe një gruaje më vonë janë gjetur jo larg vendit ku u gjet burri i lënduar.

Disa orë pas fillimit të kërkimit, policia zbuloi një anije të dëmtuar në ujë, e cila u nxorr me një anije tjetër. Ata janë akoma në kërkim të pesë të rriturve – tre burrave dhe dy grave që besohet se ishin në anije.

Policia hungareze njoftoi se në ato momente gjendej në atë pjesë edhe një anije tjetër e cila u gjet e dëmtuar në Komarom, rreth 80 kilometra nga kryeqyteti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...