27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Përplasen pozita dhe opozita në Komisionin Hetimor, Pacolli – Berishës: Po e ngrit zërin se po don me tregu që je burrë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Fitore Pacolli ngriti dyshime se kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar, Time Kadrijaj nuk i ka dërguar këkesat në përputhje me Ligjin në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) për të siguruar dokumentacionet e nevojshme për të filluar me intervistimin e palëve në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Dyshimet e deputetes së LVV-së u ngritën pasi deputeti i PDK-së, Hisen Berisha i kërkoi deputetës Pacolli të tregojë se pse deri më sot dokumentacioni nuk është dërguar në Komision.

“Nëse kryetarja i ka dërguar në përputhje me Ligjin krejt kërkesat…kush e udhëheq procesin këtu?”, pyeti deputetja Pacolli.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryetares Kadrijaj, duke i thënë Pacollit “abuzuese”.

“Fitore mos abuzo… Fitore ti je abuzuese…, je abuzuese, ti Fitore je abuzuese. Prej mbledhjes së fundit e deri më sot u janë dërguar dy kërkesa…”, tha Kadrijaj.

Ndërkaq, deputeti Berisha reagoi duke i kërkuar Pacollit që të sjell dokumentet e mos të bëj politikë në Komision për fushatë elektorale, si dhe të mos kapet, siç tha ai, “nëpër bishta”.

“E ti po bën muhabet burrash. Prandaj po e ngrit zërin se po don me tregu që je burrë?”, iu kundërpërgjigj Pacolli.

Pas këtij debati, deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli lëshoi sallën.

Ndërkaq, kryetarja e Komisionit, Time Kadrijaj, tha se kanë kaluar katër muaj që është formuar ky komision dhe ende nuk kanë marrë nga Ministria ndonjë material në lidhje me këtë çështje.

“Ka katër muaj që është formu ky komision dhe s’kemi material. Kanë mbet dhe dy muaj dhe ne jemi ende në start. Dërgojini edhe një email! Një ministri për katër muaj mos me mujt me pru dokumentet, s’e di se për çfarë ministrie bëhet fjalë”, ka thënë Kadrijaj. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...