Në Venezuelë, në rajonin kufitar me Brazilin, pretendohet se
në përleshjet ndërmjet ushtrisë dhe popullit, u vra një grua dhe u plagosën
shumë të tjerë.
Deputeti opozitar, Americo De Grazia, në postimin e bërë nëpërmjet medias sociale, bëri të ditur se në rajonin Gran Sabana, humbi jetën një banore e kësaj zone.
Kurse një prej gazetave opozitare “El Nacional” shkroi se në përleshje u vranë të paktën 2 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.
]]>